Ky website është i rezervuar vetëm për peticionin në lidhje me gjuhën Shqipe.

Peticioni për gjuhën Shqipe në platformat e Google synon që Google të rikthej gjuhën Shqipe në platformat e saj ( Google Ads dhe Google Adsense ) pasi të dyja këto platforma po shkaktojnë humbje të mëdha për bizneset dhe mediat që bazën e tyre e kanë në gjuhën Shqipe.

Nëse sot një biznes tenton të reklamoj produktet ose shërbimet nëpërmjet Google Ads kjo nuk është e mundur pasi Google nuk do e pranoj reklamimin për shkak se gjuha Shqipe bën pjesë në gjuhët qe nuk lejohen të reklamohen në këtë platformë aktualisht.
Në momentin kur gjuha Shqipe të jetë e pranuar nga Google Ads një biznes që synon tregun shqipfolës do ketë mundësinë që produktin apo shërbimin që ofron ta reklamoj në mënyrën më të mirë të mundshme duke targetuar klientët më potencial të momentit. 

Google Adsense sot është platforma që paguan më shumë për klikimet në një media online, YouTube apo Aplikacion.
Nuk ka një llogaritje fikse të saktë por aktualisht për 1 milion klikime një këngëtar në një videoklip dhe audiencë shqipfolëse arrin të fitoj 1500$ – 2000$ (kjo shifër nuk është fikse pasi ka disa algoritme që bëjnë llogaritje në bazë të reagimit të shikuesit ).
Nëse ne do arrijmë që të marrim një përgjigje pozitive në lidhje me pranimin e gjuhës Shqipe fitimet sipas llogaritjeve paraparake për një këngëtar mendohet të rriten me 50-70% gjithashtu cdo media online apo platformë do ketë mundësinë të fitoj shumë para që deri sot nuk ka pasur mundësinë ti fitoj për arsyjen sepse një media online që ofron lajme në gjuhën Shqipe nuk mund të aktivizoj reklamat e Google.

Sipas statistikave të vitit 2019 Shqipëria rrezulton të ketë afërsisisht 160.000 biznese të regjistruara dhe nga këto rreth 25.000 biznese disponojnë një website me domain .al të regjistruar tek AKEP dhe cdo biznes që disponon një website do përfitoj direkt nga pranimi i gjuhës Shqipe por edhe ato që aktualisht nuk kanë një website përsëri do kenë mundësi të reklamojnë adresën e biznesit që kanë dhe kontaktet në mënyrë që konsumatori të lidhet direkt me biznesin.

Gjuha Shqipe u hoq nga platforma e Google në vitin 2012 dhe sot kanë kaluar plot 11 vite që nga ky penalizim.
Për faktin që gjuha Shqipe ishte dikur pjesë e këtyre platformave mendojmë që Google do e pranojnë kërkesën tonë pasi edhe nga diskutimet paraprake që kemi pasur me Google kemi marrë përgjigje pozitive ndaj ajo që na ngelet është të tregojmë që shqipfolësit kudo ndodhen e duan këtë shërbim nga Google duke plotësuar dhe shpërndarë peticionin me miqtë e tyre për ta arritur sa më shpejt lajmin e mirë për pranimin e kërkesës tonë në peticionin që kemi nisur.

Çdo lajm në lidhje me peticionin do publikohet në kohë reale në këtë website, do ja dalim.

Faleminderit për mbështetjen e treguar!

© Ky website është krijuar për informimin e publikut.

sqAlbanian